Zbardhet marrëveshja, ja sa përfiton Neymar
Zbardhen të tjera detaje nga kontrata faraonike e Nejmarit në "Camp Nou". Kështu, veç rrogës bazë prej 7 milionë eurosh në sezon, sulmuesi brazilian do të ketë shansin të përfitojë 2 milionë euro të tjera bonos, në rast se Barcelona kualifikohet në 1/8-at e Champions League dhe luan 40% të ndeshjeve të kampionatit (1+1).

Katalanasit respektuan ligjin që paga e një lojtari të ri të mos jetë më e lartë se ajo e kapitenëve Puyol, Xavi dhe Iniesta, prandaj e fiksuan atë në 7 milionë euro.

Këtyre u duhet shtuar edhe premio, në rast se Barcelona fitojnë titullin.

Por ajo që do e bëjë më të pasur 21-vjeçarin brazilian, është e drejta për të shfrytëzuar imazhin e tij. /albeu.com/



Shtuar më 07/06/2013, ora 18:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori