Zbulohen detaje interesante nga rinovimin i "Santiago Bernabeu", praktik e funksional
Reali i Madridit po planifikon një ndërhyrje në stadiumin "Santiago Bernabeu", për ta bërë më luksoz dhe me një "look" tërësisht modern, praktik e funksional për të pritur jo vetëm ndeshje futbolli, por çdo lloj spektakli tjetër.

Detajet i zbulojnë mediat spanjolle, sipas të cilave bari i fushës pas rikonstruksionit, do të jetë i lëvizshëm, nëpërmjet përdorimit të disa tavolinave gjigante, në mënyrë që terreni të përdoret edhe për aktivitete të tjera.

Ideja e drejtuesve është që aty të mbahen koncerte, të luhen ndeshje basketbolli, apo sporte të tjera, por pa dëmtuar barin, që do të "zhduket" nëpërmjet tavolinave të mëdha dhe do të rikthehet sërish pas përfundimit të aktiviteteve.

Në këtë mënyrë klubi i Realit të Madridit do të rriste ndjeshëm arkëtimet nga stadiumi, pasi nuk do ta përdorte vetëm për ndeshjet pritëse, por për një numër shumë të madh aktivitetesh në kryeqytetin spanjoll.
Shtuar më 14/05/2020, ora 11:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori