Zbulohen emrat e dy yjeve të PSG-së që janë të infektuar me koronavirus
Angel Di Maria dhe Leandro Paredes mund të jenë dy futbollistët e infektuar me koronavirus.

Mediet franceze bëjnë me dije se dy lojtarët e nënkampionëve të Evropës, të cilët u raportuan se ishin infektuar me koronavirus janë dy argjentinasit Di Maria dhe Paredes.

Sipas "RMC Sport", të dy lojtarët janë infektuar në Ibiza të Spanjës gjatë pushimeve pas humbjes së trofeut të Ligës së Kampioneve kundër Bayern Munich.

Dy futbollistët humbasin ndeshjen e parë të kampionatit kundër Lensit në 10 shtator, pasi duhet të izolohen.
Shtuar më 01/09/2020, ora 12:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori