Zbulohen emrat, si votuan nga kombëtarja shqiptare për lojtarin dhe trajnerin më të mirë
Pëlqej
Në çmimet “THE BEST”, të shpërndara mbrëmjen e djeshme nga FIFA, kanë votuar edhe trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci, po ashtu edhe kapiteni, që për çudinë e të gjithëve nuk është Ansi Agolli, por portieri Etrit Berisha.

Në votat respektive, për lojtarin më të mirë të vitit, Panucci ka votuar me 5 pikë Luka Modric, me 3 pikë Cristiano Ronaldon, dhe vetëm 1 pikë për Eden Hazard.

Ndërkohë, Berisha ka zgjedhur të vlerësojë me 5 pikë Lionel Messin, me 3 pikë Mohamed Salah dhe vetëm 1 pikë për Luka Modric.

Ndërkohë, në votat për trajnerin më të mirë të vitit, trajneri Panucci ka vlerësuar kroatin Zlatko Dalic me 5 pikë, Didier Deshamp në vendin e dytë me 3 pikë, si dhe Zidane me vetëm një pikë.

Ndërsa, Berisha, këtë herë në rolin e kapitenit, ka zgjedhur të vlerësojë me 5 pikë trajnerin Jurgen Klopp, me 3 pikë Pep Guardiolën, dhe me vetëm 1 pikë Didier Deshamp.
Shtuar më 25/09/2018, ora 10:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori