Zbulohen objektivat e Barcelonës për merkaton e janarit, Depay mbetet aty
Pavarësisht situatës së krijuar pas largimit të presidentit Bartomeu, drejtuesit e rinj të klubit katalanas po punojnë për të përforcuar skuadrën për pjesën e dytë të kampionatit. Dy objektivët për merkaton e janarit te blaugranat vazhdojnë të jenë Eric Garcia i Manchester City dhe Memphis Depay i Lyon.

Drejtuesit e Barcelonës kanë nisur menjëherë bisedimet si me klubin anglez ashtu edhe me atë francez, të cilët mund të marrin në konsideratë shitjen e futbollistëve gjatë meraktos së janarit, pasi si Garcias ashtu edhe Depay-t kontratat me klubet respektive u skadojnë në 2021 dhe për të mos i humbur me parametër zero Manchester City dhe Lyon do të marrin në shqyrtim ofertat që do të vijnë në drejtim të lojtarëve.

Shtuar më 05/11/2020, ora 10:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori