Zbulohen prapaskenat, Leeds kërkoi Ibrahimovic dhe Cavanin
Leeds ishte hedhur në sulm në janarin e shkuar ku po kërkonte emra për repartin e sulmit.

Presidenti i klubit, Andrea Radrizzani, ka treguar për “Sky Sport Italia” idenë e tij të çmendur, ku kishte biseduar me Zlatan Ibrahimovicin dhe Edinson Cavani.

Kreu i Leeds United u shpreh ka zbuluar prapaskenat nga bisedimet.

Presidenti i PSG-së më dha mundësinë të kontaktoja me vëllain e Cavanit. Fatkeqësisht, negociata nuk shkoi kurrë më tej”.

“Me Ibrahimovicin fola më konkretisht. Ai mund të na jepte një impuls vendimtar por vendosi të shkojë te Milani”.

“Ibra ishte shumë i ndershëm dhe tepër transparent me mua”, ka thënë Radrizzani.

Shtuar më 25/03/2020, ora 22:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori