Zbulohen surprizat e hapjes së Kampionatit
Takimi Francë-Rumani i cili është sot në orën 21:00, do të startojë Europianin i cili do të zgjasë 1 muaj.

Në “Stade de France” do të luajnë rivalët e Shqipërisë në këtë turne të rëndësishëm.

Para ndeshjes hapëse të finaleve të “Euro 2016” do të zhvillohet ceremonia e hapjes së aktivitetit.

Ylli i mbrëmjes është David Guetta, krijuesi i këngës zyrtare të Europianit.

ceremoni do të përfshihen rreth 600 persona, madje edhe publiku që do të japë mesazhet e ardhjes për përfaqësueset pjesëmarrëse.

Përfaqësueset debutuese janë Shqipëria, Islanda, Irlanda e Veriut, Sllovakia, Uellsi. /albeu.com/

Shtuar më 10/06/2016, ora 17:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori