Zbulohet arsyeja pse CAS rrëzoi sot kërkesën e Skënderbeut
Vendimi për të rrëzuar apelimin e Skënderbeut në lidhje me dënimin 10-vjeçar nga Kupat e Europës si dhe gjobën prej 1 milionë eurosh, ka shtangur gjithë futbolldashësit shqiptar.

Përmes një komunikatë për mediet në kanalin zyrtar, CAS bënte me dije në mënyrë të argumentuar se bardhekuqtë janë përgjegjës për manipulime ndeshjes dhe se vendimi i dhënë nga UEFA ishte i drejtë.

Më poshtë njihuni me vendimin e publikuar sot në uebsite-in zyrtar të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv:

“Gjykata arbitrazhit sportit ka hedhur poshtë apelimin nga klubi futbollit shqiptar Skënderbeu kundër vendimit të dhënë nga Komisioni i Apelit të UEFA-s më 26 prill 2018, i cili konfirmoi vendimin e dhënë më 29 mars nga komisioni i UEFA-s për Etikën dhe Disiplinën, që e shpalli Skënderbeun përgjegjës për aktivitete të ndryshme manipulimi ndeshjesh dhe e përjashtoi klubin nga kompeticionet e UEFA-s për të cilat do të kualifikohej në 10 vitet e ardhshme dhe urdhëroi klubin të paguante një gjobë prej 1 milionë euro.

Në maj 2018 Skënderbeu apeloi në CAS duke kërkuar që vendimi dhe sanksioni disiplinor të anulohej. Arbitrazhi i CAS u zhvillua nga një panel juristë të CAS të cilët zhvilluan një mbledhje me palët në zyrat e CAS në 16 prill 2019.

Në bazë të evidencave, paneli i CAS arriti në përfundimin e kënaqshëm se Skënderbeu ishte përgjegjës për aktivitetet: manipulime ndeshjesh dhe arriti në konkluzionin se sanksionet disiplinore të dhëna nga komisioni disiplinor i UEFA-s ishin në përmasë të drejtë dhe të justifikuara. Në përputhje me këtë, ai hodhi poshtë apelimin dhe konfirmoi vendimin”, shkruhej në vendim.



Shtuar më 12/07/2019, ora 13:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori