Zbulohet arsyeja e largimit e Zinedine Zidane nga Real Madrid
Sipas të përditshmes angleze "The Sun", përplasjet dhe zënkat e mëdhe mes Zinedine Zidane dhe Florentino Perezit kishin të bënin me dallimet e tyre të thella për lojtarët që do të transferoheshin, lojtarët e momentit në Real Madrid dhe lojtarëve të Akademisë.

Zinedine Zidane dha dorëheqje muajin e kaluar për shkak të këtyre zënkave dhe përplasje me presidentin kurse sherri më i madh kanë qenë dallimet e tyre për Eden Hazard dhe David de Gea.

SunSport kishte zbuluar edhe javën e kaluar për dy synime të lotarëve të Premier Leagusqë shkaktuan largimin e Zidane, kurse sot ka zbuluar detaje të tjera ku Zidane ishte shumë i pakënaqur me politikën e transferimeve në klub.

Perez refuzonte të transferonte Hazardin e Chelsea kurse Zidane dëshironte ta mbante KeyLor Navasin dhe për një sezon pavarësisht paraqitjeve jo të mira. Perez e dëshironte de Gean, madje kishte kontaktuar me të pak para largimit të Zidane.

Duke parë që klubi nuk ia transferonte Hazard, Zidane e shikojë se pozita e tij është e parëndësishme, madje i ishte thënë bordi se ai mund të largohet pa ndonjë argument.

Kështu përfundoi në mënyrë të paprecedent një udhëheqje e klubit, me Los Blancos që fituan Champions Leaguen çdo sezon sa ai ishte në krye të kësaj skuadre. /albeu.com/
Shtuar më 11/06/2018, ora 19:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori