Zbulohet arsyeja pse Barcelona dhe Inter nuk e kanë arritur marrveshjen për Rafinhan
Pëlqej
Sipas Corriere della Sera, Interi besohet se ka rritur ofertën për Rafinhan dhe pret një përgjigje nga Barcelona më së largu të premtën.

Bisedimet ngecën pasi Barca insistonte për obligimin e blerjes nëse Interi kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Nerazzurët nuk duan ta bëjnë një gjë të tillë pasi duan huazim të lirë me opsion të blerjes prej 35 milionë eurosh. Rafinha thuhet se dëshiron kalimin në Meazza dhe Nerazzurët po presin përgjigjen nga Barcelona./albeu.com/
Shtuar më 18/01/2018, ora 12:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori