Zbulohet arsyeja pse Kante nuk luajti kundër Cityt
N’Golo Kante i trembi te gjithë tek Chelsea teksa i ra të fikët në stërvitjen e të premtes, dy ditë para ndeshjes ndaj Manchester Cityt.

Sipas The Telegraph, për fat të mirë mjekët e skuadrës intervenuan në sekonda dhe çdo gjë kaloi pa ndonjë problem.

Kante iu kthye stërvitjes të hënën, por u stërvitë i vetëm. Francezi është dërguar nga klubi te një specialist dhe ka bërë të gjithat analizat dhe testet e mundshme. Nga kjo vizitë Kantes i është dhënë dritë e gjelbër për të vazhduar karrierën si futbollist pasi nuk ka asgjë shqetësuese./albeu.com/
Shtuar më 06/03/2018, ora 10:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori