Zbulohet arsyeja pse u ndanë Ronaldo dhe Irina (FOTO LAJM)

Cristiano Ronaldo dhe Irina Shayk
Fituesi i "Topit të Artë" Cristiano Ronaldo i ka dhënë fund lidhjes së tij me Irina Shayk pasi kjo e fundit refuzoi të marrë pjesë në festimet për 60-vjetorin e nënës së yllit portugez.

Sipas gazetës portugeze "Coreio de Manhana", supermodelja ruse i ka thënë yllit të Real Madrid se ajo nuk do të merrte pjesë në festën në Madeira, gjë që i ka dhënë fund lidhjes 5-vjeçare.

Tanimë Irina ka ndalur së ndjekuri në Twitter Ronaldon.

Zërat për një ndarje mes çiftit nisën që të hënën në mbrëmje kur Shayk mungoi në ceremoninë e "Topit të Artë". /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2015, ora 14:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori