Zbulohet arsyeja se pse Dybala kishte udhëtuar për në Madrid
Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala ndodhet në kryeqytetin spanjoll - por jo për të diskutuar për një lëvizje të mundshme në Real Madrid.

Dybala nuk u thirr nga Argjentina për ndeshjet miqësore dhe ishte fotografuar në Madrid së bashku me vëllain dhe agjentin e tij, Mariano.

Megjithatë, "Gazzetta dello Sport" raporton se Dybala ishte 'duke shijuar disa momente me miqtë'.

Për më tepër, mungesa e tij nga kampi Albiceleste është lënë që ai mund të rikthehet sa më shpejtë pas lëndimit.

Dybala, i cili ishte i lidhur me një kalim në Barcelonë, pritet të kthehet në Madrid për ndeshjen e dytë të Champions Leagues kundër Los Blancosve më 11 prill. /albeu.com/
Shtuar më 20/03/2018, ora 19:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori