Zbulohet biseda Canës me Hysajn për shiritin e kapitenit
Elseid Hysaj u fut në histori pasi vendosi një rekord me Kombëtaren duke u bërë kapiteni me moshën më të re që prej vitit 1946, kur Shqipëria ka nisur të zhvillojë ndeshje ndërkombëtare.

Në minutën e 62-të, në fushë u fut kapiteni aktual i Shqipërisë, Lorik Cana. Menjëherë Hysaj nisi të hiqte nga krahu i majtë shiritin për t’ia dorëzuar Lorikut. Por, ky i fundit me një gjest për t’u vlerësuar, nuk pranoi. “Jo, jo. Mos e hiq, mbaje deri në fund”, i tha Cana Hysajt, duke insistuar që të mos e hiqte nga krahu shiritin.

Një moment emocionues edhe për vetë shkodranin, që për 90 minuta i duhej të mbante një përgjegjë të madhe, për më tepër privilegj.
Shtuar më 31/05/2016, ora 12:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori