Zbulohet biseda telefonike, kështu e bindi Messi yllin holandez t’i bashkohet Barcelonës
Babai i Frenkie de Jongut, John de Jong, ka zbuluar në radion holandeze se Lionel Messi i kishte telefonuar të birit të tij për ta bindur atë t’i bashkohet Barcelonës.

Lionel Messi personalisht i telefonoi Frenkiet. Ishte e vështirë sepse Messi nuk flet anglisht”, tha John de Jong.

Ky ishte një moment i rëndësishëm për holandezin, i cili gjithmonë ka qenë admirues i madh i fenomenit argjentinas. Në fakt de Jong ka thënë në disa raste se ai shikon video të Messit, Xavit dhe Andres Iniestas në Youtube, pasi edhe dy mesfushorët spanjollë janë idhuj të tij. /albeu.com/
Shtuar më 26/01/2019, ora 23:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori