Zbulohet çfarë i pëshpëriti në vesh Ronaldo Lewandowskit pas ndeshjes
Pëlqej
Pas ndeshjes Real Madrid - Bayern Munich në Ligën e Kampionëve Cristiano Ronaldo dhe Robert Lewandowski biseduan shkurt me njëri-tjetrin.

Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, i ka bërë thirrje sulmuesit të Bayern Munichut, Robert Lewandowski t’i bashkohet atij në Santiago Bernabeu.

E përditshmja sportive madrilene “AS” raporton se njësoj sikurse Ronaldo, edhe mbrojtësi Sergio Ramos e ka ftuar polakun të nënshkruajë me “Los Blancos”.

Lewandowski tashmë një kohë të gjatë është objektiv i presidentit të Los Blancos, Florentino Perez. /albeu.com/


Shtuar më 21/04/2017, ora 16:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori