Zbulohet data e "El Clasicos" mes Realit dhe Barcelonës
Pëlqej
Adhuruesit e futbollit sot kanë marrë një lajm fantastik, pasi “El Clasico” i fazës së dytë të Premira Division, Real Madrid-Barcelona, do të zhvillohet me 23 prill në orën 20:45.

Në këtë mënyrë kjo super ndeshje nuk do të luhet më në orën 16:15 si në fazën e parë, ku u shfaqën shumë pakënaqësi.

Los Blancos aktualisht kryesojnë me 2 pikë më shumë se Barcelona, por kanë zhvilluar një ndeshje më pak. Gjithashtu skuadra e Zidane favorizohet edhe nga fakti se në këtë “El Clasico” është pritëse.

Në “El Clasicon” e parë të sezonit të zhvilluar në “Camp Nou” gjithçka u mbyll në barazim 1-1, me Sergio Ramos i cili barazoi në minutën e fundit të kohës së rregullt.
Shtuar më 20/03/2017, ora 13:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori