Zbulohet data e inagurimit të "Arenës Kombëtare", caktohen edhe çmimet e biletave
Tifozët shqiptarë do të kenë mundësinë që të shohin Kombëtaren kuqezi në një nga stadiumet më të mira në Ballkan. Bëhet fjalë për “Arenën Kombëtare” do t’i hap dyert e saj në nëntor.

Stadiumi do të jetë gati që për Andorrën, por mesa duket zgjedhja e FSHF-së ka qenë që të luhet në “Elbasan Arena” kjo përballje. Në këtë mënyrë, ndaj Francës do të luhet në shtëpinë e re për herë të parë.

Gjithashtu “Top Channel” raporton edhe për çmimet e biletave se ku do të variojnë. Në këtë impiant të ri bileta më e lirë do të jetë 12 euro, ndërsa mesatarja do të jetë 18 euro.

Por përpara se të marrë vendimin përfundimtar, do të jenë përfaqësues të UEFA-s që do ta vëzhgojnë më nga afër në përballjen mes Vllaznisë dhe Apolonisë në kampionatin e femrave.
Shtuar më 18/10/2019, ora 17:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori