Zbulohet destinacioni i radhës i Andres Iniestas
Andres Iniestës i ka mbetur edhe 1 javë si katalanas. Pas shumë vitesh me ekipin e Barcelonës, ai do të nisë një tjetër aventurë jashtë Europës, por nuk dihet ende destinacioni.

Në fillim u tha se do të jetë Kina, por disa skuadra të këtij kampionati e mohuan diçka të tillë dhe thanë se nuk janë të interesuara për të bërë shpenzime të çmendura për legjendën katalanase.

Ditën e djeshme është publikuar lajmi se e ardhmja e tij mund të jetë në Katar, duke ndjekur rrugën e ish-mesfushorit Xavi Hernandez.

Një nga ekipet më të mëdha të këtij kampionati i ka bërë një ofertë dhe Iniesta duhet të përgjigjet brenda javës. Nëse do të jetë negative, e ardhmja mund të jetë në Japoni. /albeu.com/
Shtuar më 15/05/2018, ora 19:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori