Zbulohet e fshehta, Klopp bisedime sekrete me Mbappen
Mbështetësit e Liverpool nuk duhet të humbasin shpresat për transferimin e Kylian Mbappe, raporton Liverpool Echo. Gazetat franceze pretendojnë se sulmuesi francez ka vendosur të largohet nga Monaco pasi nuk ka arritur të gjejë akordin me klubin për sa i përket rinovimit të kontratës.

Telesport transmeton se Liverpool i ka ruajtur kontaktet me Mbappe dhe është gati të përfshihet në luftën për firmën e tij nëse lojtari vendos se Anglia është vendi i duhur për të vijuar zhvillimin e tij.

Por L’Equipe insiston se ai me shumë mundësi do të shkojë në një klub elitar si Barcelona, Real Madrid, PSG dhe Man City. Gjithsesi, Liverpool nuk përjashtohet. Në fakt, L’Equipe raporton se Jurgen Klopp ka pasur kontakte të vazhdueshme me përfaqësuesit e lojtarit.

Në këtë pikë, do të ishte e vështirë që Mbappe të vishte fanellën e Liverpool por nëse Klopp e bind se ai do ta kishte të sigurt një vend titullar.
Shtuar më 03/08/2017, ora 14:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori