Zbulohet emri i sulmuesit që do të zëvendësojë Manaj dhe Sadikun
Gianni De Biasi këtë herë ka pasur një grumbullim të vështirë, teksa janë dëmtuar dy sulmues. Emri i fundit që do t'i bashkohet kuqezinjve është Edgar Çani, për të cilin është një rikthim.

Sulmuesi i Pizës në Itali rikthehet pas një kohe të gjatë mungese në ekipin kuqezi. Sulmuesi shtatlartë t’i bashkohet Kombëtares në Vaduz, aty ku kuqezinjtë kanë nisur përgatitjet sot.

Çani është një nga të preferuarit e De Biasit, por problemet që futbollisti nga Tirana ka patur në vitet e fundit e detyruan italianin të mos e grumbullonte më.

3 vite më parë Edgar Cani ka luajtur ndeshjen e fundit me kombëtaren, në humbjen 2-1 pësuar në Islandë, ku morën fund shpresat tona për kualifikim në Botëror./albeu.com/
Shtuar më 04/10/2016, ora 14:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori