Zbulohet çfarë i "pëshpëriti" në vesh Buffon Donnarumës pas ndeshjes
Pëlqej
Nga Buffon te Donnarumma, titulli "Superman" tashmë kalon te portieri i Milanit që mbrëmë zhvilloi një tjetër ndeshje mjaft të mirë.

Një fluturim prej "Superman", në minutën e 96-të në këndin e sipërm duke larguar topin pas një gjuajtje e Khedirës i vuri kapakun një sfidë mjaft të mirë të tij.

Pas ndeshjes përqafimi me Gigi Buffon, i cili i tha disa fjalë në veshin Donnarumms, të dy u ndanë me një buzëqeshje.

“Sot ke bërë një ndeshje të madhe. Më ke habitur. Do bëhesh një portier i madh. Do ma kalosh dhe mua”- mësohet se i ka thënë portieri i Juventusit talentit 17-vjeçar./albeu.com/





Shtuar më 23/10/2016, ora 10:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori