Zbulohet fituesi i “Topit të Artë”, ku ndodhet Messi dhe Ronaldo?
modric
Ceremonia e dhënies së “Topit të Artë” do të zhvillohet në datën 3 dhjetor, ndryshe nga sezonet e kaluar kur jepej në muajin janar. Ky trofe prestigjioz do të ndahet nga “Franc Football” e ndërkohë pyetja është se cili do të jetë fituesi i këtij çmimi.

Sipas mediave franceze, ka përfunduar votimi për fituesin e “Topit të Artë” dhe deri tashmë janë numëruar gjysma e votimit ku udhëheq mesfushori i skuadrës së Real Madrid, Luka Modriç.
Ai pati një sezon fantastik me madrilenët ku arriti të fitonte Champions League si dhe zhvilloi paraqitje spektakolare me kombëtaren e Kroacisë në Kupën e Botës.

Pas tij renditet Kylian Mbappe dhe Raphael Varane, të dy lojtarët e kombëtares së Francës. Çudia më e madhe është se Messi dhe Ronaldo që kanë fituar këtë çmim në 10 vitet e fundit nuk gjenden as në 3-en e parë. /albeu.com/
Shtuar më 10/11/2018, ora 16:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori