Zbulohet fjalimi i Messit në pushimin e ndeshjes me Napolin: Të mos bëhemi budallenj
Barcelona fitoi 3-1 ndaj Napolit në "Camp Nou" dhe siguroi kalimin në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

Për katalanasit vendimtar ishte Leo Messi, me dy gola të shënuar dhe fitoi edhe penalltinë që e shndërroi në gol Luis Suarez.

Sipas "Marca" para fillimit të pjesës së dytë, Messi i ka kërkuar shokëveskuadrës të ruajnë qetësinë dhe të fokusohen.

"Të mos bëhemi budallenj", është dëgjuar Leo tÇi thotë shokëveskuadrës në tunel teksa lojtarët bëheshin gati të hynin në fushë për pjesën e dytë. "Ne kemi avantazh prej dy golave, kështu që qetësohuni".

"Le të luajmë të qetë", kanë qenë fjalët e argjentinasit që janë dëgjuar në tunel përpara fillimit të pjesës së dytë të ndeshjes.
Shtuar më 09/08/2020, ora 18:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori