Zbulohet formacioni ndaj Austrisë (FOTO LAJM)

Shqipëria ka bërë përgatitjet e fundit për sfidën miqësore me Austrinë, teksa gjatë këtyre ditëve trajneri De Biazi është parë të provojë disa formacione për të marrë sa më shumë informacion mbi gjendjen e lojtarëve të tij.

Për teknikun italian nuk ka dilema për portën, të cilën do vijojë ta mbrojë Berisha, ndërkohë që në mbrojtje rikthehet Mavraj, i cili së bashku me kapitenin Cana formojnë dyshen e qendrës.

Krahët e mbrojtjes do t’i besohen Hysajt e Agollit, ndërsa në mesfushë Lila e Lenjani do bëjnë “pistonin”në krah.

Qendra e mesfushës do të jetë e mbipopulluar, me Xhakën, Abrashin e Kaçen e në sulm si titullar pritet ta nisë Bekim Balaj.
Shtuar më 25/03/2016, ora 09:38
Ardit
e Premte 25 Mars 2016, Ora 13:32
Formacion me tendenca ijnoruese jo meritore per titullar. Eshte mekat qe te nis si titullar ,Lila, Agolli dhe Bekim Balaj, para Ajetit , Alijajt, Xhemshitit, Bashes apo Gashit. Ju garantoje se eshte nje formacion i deshtuar dhe tejet tendencioz ...
tani
e Shtunë 26 Mars 2016, Ora 09:01
shume mire uroj fitore shqiperise
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori