Zbulohet gjithçka, kjo është arsyeja pse u rrëzua helikopteri i presidentit të Leicesterit
Pëlqej
Zbulohet shkaku kryesor i rrëzimit të helikopterit i cili i solli vdekjen ish-pronarit të Leicester Cityt, Vichai Srivadhanaprabha.

Sipas Bordit të Hetimit të Aksidenteve Ajrore (AAIB), një kunj që vë në lëvizje helikat e helikopterit ishte e liruar. Të dhënat e kutisë së zezë tregojnë se helikopteri ka marrë një kthesë të çuditshme dhe të papritur, ku ka shkuar në krahun e djathtë në vend që të shkonte për në të majtë.

Piloti e kishte të pamundur të bënte manovra të cilat do të sillnin nën kontroll helikopterin. Pesë persona humbën jetën në këtë aksident tragjik, i cili ndodhi më 27 tetor të këtij viti, ku përveç ish-presidentit të Leicesterit, viktima ishin edhe dy anëtarë të stafit të tij, Kaveporn Punpare, Nasara Suknamai, piloti i helikopterit Erik Safer dhe pasagjerja Roza Leçoicz.
Shtuar më 06/12/2018, ora 19:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori