Sulmuesi i Interit,
Mauro Ikardii ka bërë një thirrje shokut të tij te
kombëtarja e Argjentinës, Lionel
Messit. Bomberi zikaltër e sheh si të nevojshëm rikthimin e
Messit në skuadër pasi e konsideron 31 vjeçarin një lojtar kyç për ekipin.
“Messi duhet të kthehet te Argjentina. Në vitin 2019 kemi Kupën e Amerikës dhe ndihma e tij na duhet shumë”, janë
fjalët e
Mauro Ikardit. Kujtojmë që Ikardi ka pasur ulje ngritjet e tij te
kombëtarja amerikano-jugore pasi më shumicën e rasteve nuk është grumbulluar megjithëse ka zhvilluar sezone shumë të mira me Interin. /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2018,
ora 13:59