Zbulohet klauzola e Guardiolës, u largua me kusht nga Bayerni
Pep Guardiola ka mbyllur aventurën 3 vjeçare me Bayernin, teksa tashmë do të marrë drejtimin e Manchester City-it.

Gjithsesi milionat e sheikëve nuk do t’i mjaftojnë trajnerit spanjoll të rrëmbejë ndonjë lojtar nga Bajerni.

Kjo për faktin se klubi bavarez i ka vendosur një kusht në kontratë, para se të largohej: nuk do të mund të blejë asnjë lojtar nga Bajerni.

Lajmin e bën të ditur siti brazilian "Globoesporte", që ka intervistuar mesfushorin Daglas Kosta dhe e ka pyetur nëse do të ishte i gatshëm të shkonte te Siti, por përgjigja e yllit të Bajernit ka qenë befasuese:

“Po, do të isha i hapur për një ofertë të City-t, nëse Pep do të më telefononte. Por ka diçka që e ndalon këtë gjë në kontratën e tij, një klauzolë që thotë se nuk mundet të blejë asnjë lojtar të Bajernit”.
Shtuar më 08/06/2016, ora 16:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori