Carlo Ancelotti e ka mbyllur në mënyrën më të hidhur të mundshme eksperiencën si trajner i Napolit.
Këtu e kemi fjalën për “kryengritjen” e lojtarëve në javët e fundit, të cilët kishin “target” presidentin De Laurentiis dhe jo atë.
Ai që pagoi për gjithçka, sikurse ndodh rëndom në futboll, ishte trajneri.
Kësaj here bëhet fjalë për një emër të madh të
italian dhe evropian, ndaj “mëkati” te nënkampionët e Serie A duket më i madh, shkruan Telesport.al.Interesant është fakti se “Carletto” u shkarkua pas një
fitoreje bindëse, 4-0 ndaj Genk dhe kualifikimit të Napolit në 1/8 finale të Ligës së Kampionëve.
Sidoqoftë, për koincidencë, ky nuk ishte shkarkimi i tij i parë, pas një
fitoreje me katër gola diferencë.Edhe nga Real Madridi u largua me këto “valenca”; pas fitores 7-3 në La Liga, kundër Getafes, më 25 maj 2015.
Pra, mes
kësaj date dhe 10 dhjetorit 2019 ka shumë pikëtakime, nën emrin e Carlo
Ancelottit.Ato që ndryshojnë mes këtyre dy “stacioneve” të trajnerit të njohur
italian janë trofetë e fituar te Real Madridi, por të munguar me Napolin, si dhe dy presidentët që ia “prenë kokën”: Florentino Perez dhe Aurelio De Laurenttis. Me siguri, rrugëtimi i
Ancelottit nuk mbyllet
këtu. Gjasat janë që ai t’ia rifillojë profesionit nga Londra, së shpejti, në stolin e Arsenalit.
Shtuar më 11/12/2019,
ora 16:48