E përditshmja “Calcio e Finanza” ka zbuluar letrën më të cilën
Milani i ka komunikuar Marko Fasones pushimin nga puna. Ish-drejtuesi akuzohet hapur për indiferencë dhe neglizhencë në veprimtarinë e tij në krye të klubit
kuqezi.
Një kopje e njoftimi i është dërguar edhe “LabLaw”, studio ligjore që mbështet ish-administratorin
kuqezi në çështjen gjyqësore kundër “Djallit”.
“Sjellja juaj tregon indiferencë dhe neglizhencë të rëndë, teksa në vendimmarrjet
tuaja keni anashkaluar sistematikisht dhe pa asnjë arsye konkrete detyrat
tuaja në rolin e administratorit të shoqërisë sportive AC Milan” – shkruhej ndër të tjera në njoftimin e kuqezinjve drejtuar Fasone.
Shtuar më 23/10/2018,
ora 17:30