Zbulohet lista e të ftuarve nga Panuçi

Konfirmohet risitë në listën e trajnerit të kuqezinjve përlistën e kombëtares përeleminatoret e "Rusi 2018". Ai ka afruar 3 emrat e rinj, duke lënë jashtë disa emra të njohur.

Pasi tekniku ka ndjekur ecurinë elojtarëve në kohët e fundit ai është gati t’u japë mundësinë të tregojnë vlerat e tyre edhe me fanellën kuqezi. Ivan Balliu, Hysen Memolla dhe Valon Ahmedi janë tre emrat e rinj në listën e kombëtares.

Ai ka vendosur të lërë jasht në këtë ndeshje Taulant Xhakën, Ergys Kaçen, Shkëlzen Gashin dhe Naser Alijin, me këtë të fundit që është i vetmi “i justifikuar” për shkak të një dëmtimi të pësuar që e ka lënë jashtë fushave të lojës. Ermir Lenjanit është mungesë e paparashikuar së fundmi kishte filluar të aktivizohej rregullisht me Sionin në kampionatin zviceran të futbollit.
Së bashku me emrat e lart përmendur jashtë mbeti dhe Bekim Balaj, i cili sapo është rikthyer nga dëmtuar. /albeu.com/
Shtuar më 25/08/2017, ora 14:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori