Zbulohet marrëveshja e Sormanit, firmos per 6 muaj, por nëse fiton trofe rinovohet për 2 vite të tjera
Adolfo Sormani do të drejtojë Partizanin, duke pasuar në stol italianin Franco Lerda. Presidenti Gaz Demi ka marrë këtë vendim dhe pritet që klubi i kuq të dalë me një komunikatë zyrtare.

Në Itali madje kanë arritur të zbulojnë edhe detaje të kontratës së trajnerit italian me Partizanin. Eksperti i merkatos, Gianluca Di Marzio, raporton se Sormani ka firmosur për gjashtë muaj me “demat e kuq”.

Të dhëna rreth pagës nuk jepen, por zbulohet se kontrata do të zgjatet me dy vite të tjera në rast se Sormani ia del të fitojë titullin kampion ose Kupën e Shqipërisë me Partizanin.
Shtuar më 02/01/2020, ora 23:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori