Zbulohet motivi i sherrit mes dy lojtarëve të Milanit (VIDEO)


Zbulohet motivi i sherrit në pankinën e Milan gjatë derbit të humbur ndaj Inter. Ajo zënkë e nxehtë mes Lucas Biglia dhe Franck Kessié e ndodhur menjëherë pas daljes së këtij të fundit nga fusha në vend të Cutrone, gati sa nuk kaloi te kontakti fizik, i evituar falë ndërhyrjes së pjesës tjetër të futbollistëve dhe stafit që ndodhej në pankinë.

Referuar raportimeve të "Sky Sport", gjithçka nisi me zhgënjimin e Kessie për zëvendësimin, ndërkohë që argjentinasi Biglia i kërkoi që të shfaqë më shumë respekt ndaj shokëve të skuadrës.
"Zëvendëismi? Në një moment të tillë të ndeshjes, mund të ndodhë që të gabosh.

Kisha nervozizmin e ndeshjes dhe kisha dëshirë të fitoja. Kur dola e kapërceva pak me Lucas, tani i dhash dorën. U qartësuam. U kërkoj falje tifozëve dhe klubit. Këto 10 minuta nervozizëm nuk duhet të ndikojnë në një sezon të tërë”, sqaroi Kessie. /albeu.com/
Shtuar më 17/03/2019, ora 23:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori