Zbulohet ndeshja që fundosi Skënderbeun (VIDEO)
UEFA ka shpallur si të trukuar ndeshjen Krusaders-Skënderbeu që përfundoi me rezultatin 3-2.

Klubi korçar është dënuar pikërisht për humbjen ndaj irlandezëve, një takim i vlefshëm për turin e dytë paraeliminator të Ligës së Kampioneve.

Ndeshja është zhvilluar më 21 korrik të vitit të kaluar. Crusaders përmbysi rezultatin në kohën shtesë. Deri në minutën e 92- të ndeshja ishte 1-2 për Skënderbeun, raporton Panorama Sport.

Ajo që nuk e mendonte askush ndodhi në pak sekonda. Krusadersi ka shënuar dy gola të shpejtë, duke çuditur edhe portierin vendës, që ka shpërthyer në akuza në rrjetet sociale pas ndeshjes
Shtuar më 07/06/2016, ora 10:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori