Zbulohet një nga dëshirat e Mourinhos
Pas ardhjes së Jose Mourinhos, ka nisur dhe merkato e Manchester United.

“The Sun” raporton se Murinjo kërkon 3 blerje të mëdha: një qendërmbrojtës, një mesfushor e një sulmues. Për sulmin emri kryesor mbetet Ibrahimoviç, edhe pse mosha dhe paga e tij përbëjnë një pengesë, ndërsa mbrojtësi është ende enigmë.

Për sa i përket mesfushës, emri i përzgjedhur është Pol Pogba. Talenti francez i Juventusit kushton shumë, ndoshta deri në 100 milionë euro, ndërkohë që duhet fituar edhe konkurrenca me Chelsean dhe Barcelonën.
Shtuar më 29/05/2016, ora 12:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori