Menaxherët e xhamajkanit Usain
Bolt kanë deklaruar se i është ofruar një kontratë profesioniste nga
skuadra e Central Coast Mariners në Australi. Ish-ylli i atletikës ka qenë duke u stërvitur me këtë
skuadër që në gusht të këtij viti ku ka shënuar edhe dy gola në ndeshjet miqësore.
Bolt kishte marrë ofertë edhe nga
skuadra kampione e Maltës, Valetta. Të dielën
menaxherët e
Bolt janë lajmëruar nga drejtori i skuadrës australiane se janë të gatshëm të pranojnë që
Bolt të vijojë karrierën te kjo
skuadër. Kujtojmë që refuzimi i Valettës erdhi pasi
Bolt priste përgjigje nga
skuadra australiane. /albeu.com/
Shtuar më 21/10/2018,
ora 17:29