Zbulohet pajisja teknologjike "misterioze" që mban Messi
Pëlqej
Futbollisti i Barcelonës, Lionel Messi në muajt e fundit të sezonit të kaluar ka ka mbajtur një pajisje teknologjike që monitoron rrahjet e zemrës dhe studion në mënyra të ndryshme performancën fiziologjike.

Bëhet fjalë për pajisjen teknologjike “STATSports Viper”, e cila mund të përdoret gjatë stërvitjeve e po ashtu edhe gjatë ndeshjeve.

“Funksioni i saj është që të mbledhë të gjitha të dhënat e performancës së lojtarit. Bëhet fjalë për gjëra themelore, si distanca e mbuluar, shpejtësia, stresi, ngarkesa. Janë detaj vërtetë të ndërlikuara të performancës”, deklaroi Byrne për “Sky Sports”.

Kjo kompani është me bazë në Irlandën Veriore, ndërsa ato përdoren nga 14 skuadra të Premier League-s.
Shtuar më 28/07/2016, ora 17:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori