Zbulohet patologjia, ja pse vjell Messi
Tashmë është bërë e zakonshme, qoftë në La Liga, apo Champions League, si me Barcelonën apo me Argjentinën, magjitë e Lionel Messit me topin në fushën e blertë shoqërohen edhe me vjelljet misterioze të tij.

Tifozët e çmendur, që i ndjekin skuadrat në fjalë edhe gjatë stërvitjeve, pak apo shumë të shqetësuar, prej kohësh kanë ngritur një pyetje: përse ndodh?

Për të shpjeguar këtë ngjarje, është munduar të flasë një mjek otorino-laringologe, gjatë një programi televiziv.

Shkak është pezmatimi kronik i mukozës së gojës! E përkthyer ndryshe, prodhim i tepër i mykut, të cilin trupi nuk mund ta eliminojë me anë të djersitjes apo pështymës.

Asgjë e rëndë me pak fjalë, vetëm një patologji në dukje të bezdisshme, që kushtëzon "Pleshtin" në fushë, ashtu dhe në jetën private. Akumulimi i mykut provokon situata të vazhdueshme problematike, deri sa arrin në vjellje, por kjo nuk ndodh vetëm në fushë.

Në një intervistë, vetë Messi kishte thënë se "vuante edhe kur ishte në shtëpi, kishte bërë shumë kontrolle, por ende nuk dihet se çfarë është". /albeu.com/
Shtuar më 07/10/2014, ora 16:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori