Zbulohet pllaka përkujtimore te varri i legjendës, Fadil Vokrri (FOTO LAJM)

Zyrtarë të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) e kanë zbuluar një pllakë përkujtimore te varri i legjendës së futbollit shqiptar, Fadil Vokrrit, në njëvjetorin e vdekjes së tij.

Zyrtarë të lartë të FFK-së, të udhëhequr nga presidenti i saj, Agim Ademi, bashkë me ish-futbollistë të njohur, gjyqtarë dhe trajnerë si dhe grupin e tifozëve “Dardanët”, kanë bërë sot homazhe të varri i Vokrrit.

Në këtë rast, ata e zbuluan edhe një pllakë përkujtimorevarri i legjendës dhe ish-presidentit Vokrri.

Në këtë ditë një vjet më parë, vendi e humbi njeriun më të rëndësishëm në historinë e sportit, atë që e krijoi Kombëtaren dardane dhe i bindi dy shtëpitë qeverisëse të futbollit botëror dhe evropian, FIFA-n dhe UEFA-n, ta pranojnë Kosovën në foletë e veta, shkruan Gazeta Express.

Ish-presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, vdiq mëngjesin e 9 qershorit 2018, si pasojë e një sulmi në zemër.
Shtuar më 09/06/2019, ora 10:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori