Zbulohet prapaskena, Griezmann ka nëshkruar që në muajin mars me Barcelonën
Antoine Griezmann ka filluar të negociojë me Barcelonën nëntorin e kaluar dhe ka nënshkruar si lojtar i ri i Barcelonës në muajin mars, para se të përfundojë ndeshja e Ligës së Kampionëve mes Atleticos dhe Juventusit, raporton "El Larguero".

Madje, programi i Cadena SER thotë se ka dëshmi të dokumentuara që tregojnë këtë dhe së shpejti do të dalin në dritë.

Sipas informatave të Manu Carreño në SER, Griezmann ka luajtur në Camp Nou kundër Barcelonës me kontratën e nënshkruar.

Atletico Madrid është e shqetësuar me situatën, madje mund të ankohet në FIFA për Barcelonën me arsyen se ka mbajtur kontakte me një lojtar në kontratë.

"Statuti i Lojtarit" lejon vetëm gjykojë lojtarët vetëm në gjashtë muajt e fundit të kontratës. Nëse dokumentet që konfirmojnë se Barcelona ka negociuar me Griezmann ose përfaqësuesin e tij pas shpinës së Atléticos, klubi katalanas mund të rrezikojë një dënim nga FIFA.
Shtuar më 31/05/2019, ora 11:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori