Zbulohet "receta" e suksesit të Tottenhamit në ndeshjen ndaj Ajax
Tottenham ka bërë një ndeshje të çmendur duke eliminuar Ajaxin në sekondat e fundit të ndeshjes.

Anglezët kishin humbur ndeshjen e parë në Londër dhe në Amsterdam ishin në disavantazh prej 2-0 para se Lucas të përmbyste rezultatin.

Danny Rose ka thënë se trajneri ua ka marrë shembull Liverpoolin për të mos humbur shpresat.

"E pamë Liverpoolin natën e kaluar, ata treguan se nuk ka mbaruar asgjë derisa të mbarojë loja. Trajneri na ka përmendur rikthimin e Liverpulit në hotel para se të ikim", ka thënë Rose.

Tottenham dhe Liverpool do të takohen në finalen e madhe të Madridit që zhvillohet me 1 qershor.
Shtuar më 09/05/2019, ora 09:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori