Zbulohet shifra e frikshme e transferimit të Bale në Madrid
"Football Leaks", ka publikuar një dokument në të cilin tregohet vlera reale e transferimit të sulmuesit uellsian drejt skuadrës mbretërore.

Florentino Perez, kishte mbyllur marrëveshjen me drejtuesit e klubit londinez më 30 gushtin e vitit 2013, për shumën siç pati thënë, 91 milionë euro.

Mirëpo, pas publikimit të dokumentit origjinal, mësohet se shuma e transferimit të futbollistit, ka kushtuar hiq më pak se 100 milionë euro.

Kështu Bale, bëhet futbollisti më i shtrenjtë në historinë e futbollit, pasi deri më tani, Cristiano Ronaldo ishte zyrtarisht, transferimi i të cilit ka kushtuar 94 milionë euro.
Shtuar më 21/01/2016, ora 13:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori