Zbulohet shitja misterioze e ish-ylllit të Atletico Madrid
Pëlqej
Pas Realit me rastin Ramos, “Football Lekas” vendos në shënjestër edhe Atleticon e Madridit dhe në veçanti operacionin e transferimit të Yanik Carraskos në klubin kinez Dalian Jifang në shkurt të 2018.

Në vitin 2015, menaxheri i lojtarit, Kristof Henrotai, organizoi shitjen e lojtarit nga Monako tek Atletiko.

Këta të fundit e bënë përmes një huaje të marrë në një bankë kanadeze prej 97 milionë dollarësh, duke e lënë lojtarin si peng.

Pjesë e akordit mes Monakos dhe Atletikos ishte që këta ta shisnin lojtarin brenda dy viteve dhe 25% të vlerës do ta përfitonte klubi i Principatës dhe 5% menaxheri Henrotai.

Për më tepër, zbulohet se kolosi gjigant “Ëanda”, i cili i dha emrin stadiumit të ri të Atletikos, ka blerë klubin e Dalian më vonë. Kështu shpjegohet shitja e tij te Dalianshkurt të këtij viti. /albeu.com/




Shtuar më 07/12/2018, ora 09:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori