Paolo Tramezani nuk do të jetë më pjesë e kombëtares, dhe as
drejtor i ekipeve përfaqësuese.
Italiani punoi për 5 vjet me Gianni De Biasin, ai ishte i bindur se duhet të largohej nga Shqipëria, madje menjëherë pas finaleve të Euro 2016-ës.
Trajnerë shqiptarë që ishin pranë tij gjatë kursit kualifikues që ai bëri në Kompleksin e Ekipeve Kombëtare në Kamzë, tregojnë se
italiani 46-vjeçar ishte shprehur se “ne e arritëm maksimumin tonë me Shqipërinë dhe vështirë të bëjmë diçka tjetër, në eleminatoret e Botërorit kemi mision të pamundur me Spanjën dhe Italinë”.
Kohët e fundit,
presidenti Duka e kishte vendosur Tramezanin përpara alternativës: Ose
drejtor teknik me banim në Shqipëri, ose nuk mund të jesh
drejtor teknik. Paolo zgjodhi variantin e dytë dhe vazhdoi punën deri sa të gjendej një zëvendësues.
Tani,
Duka duhet të nxitojë për ta gjetur pasardhësin i cili, sipas burimeve pranë presidentit, do të jetë gjithashtu i huaj.
Presidenti besohet se ishte i shqetësuar edhe nga rroga prej 10 000 eurosh në muaj e italianit, por që tani e tutje nuk do ta ketë këtë problem.
Shtuar më 21/12/2016,
ora 12:30