Zbulohet shkaku i mungesës së Courtois në sfidën ndaj United
Thibaut Courtois mungoi në super ndeshjen e javës së 32-të ndaj United për shkak të një dëmtimi. Deri këtu nuk ka asgjë të çuditshme. Kurioziteti qëndron se si u dëmtua portieri i Chelsea-t?

Sipas shtypit belg futbollisti është dëmtuar gjatë xhirimit të një reklame. Ai ishte së bashku me shokët e skuadrës: Ake, Matic, Begovic dhe Alonso në një spot të NBA për Kinën, raporton Albeu.

Gjatë xhirimeve, portieri i kombëtares së Belgjikës duket se ka rënë keq pas një kërcimi dhe ka ndrydhur kavilien. Tashmë ai rrezikon që të mungojë dhe në gjysmëfinalen e FA Cup ndaj Totenham. /albeu.com/

Shtuar më 17/04/2017, ora 10:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori