Zbulohet shkaku i vizitës së djeshme të Mourinhos në Kroaci
Trajneri i Manchester United ditën e djeshme ka qëndruar në Zagreb, ku ka ndjekur nga afër ndeshjen Kroaci-Ukrainë, e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Botëror.

Mediet në Kroaci raportuan se ishte futbollisti i Interit, Ivan Perisic që shtyu portugezin të udhëtojë në Zagreb, për ta ndjekur nga afër atë, të cilën dëshiron ta transferojë te Manchester United gjatë verës.

Por një gjë të tillë e ka përgënjeshtruar Jose Mourinho.

“Nuk kisha ndonjë qëllim konkret, kam ardhur vetëm të kënaqem në këto ditë të lira dhe të vizitojë disa miq si Predrag Mijatovic dhe Davor Suker”, ka deklaruar Mourinho për HNTV./albeu.com/
Shtuar më 25/03/2017, ora 17:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori