Zbulohet shuma e lartë që refuzoi Godin për tu transferuar te Inter
Mbrojtësi uruguaian i Atletico Madrid Diego Godin ka refuzuar një rinovim kontrate tepër tërheqës për t’iu bashkuar Interit.

Sipas Cadena Ser, Godin ka refuzuar një rrogë vjetore 7 milionë euro nga klubi aktual vetëm për t’u larguar në fund të sezonit tek inter.

Los Lolchoneros i kanë ofruar një rinovim dyvjeçar kontrate nga i cili do të fitonte 14 milion euro neto në fund të kontratës në qershorin e 2021.

Megjithatë, Godin zgjodhi t’i bashkohej Inter për 6,75 mln euro në sezon, 35% më shumë se rroga që merr aktualisht te spanjollët.

Zikaltrit e kanë bindur me kontratën trevjeçare, 12 muaj më shumë se sa ishte gati t’i ofronte Atletico. /albeu.com/
Shtuar më 05/05/2019, ora 22:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori