Zbulohet shuma marramendëse që Barcelona po humbet për çdo ndeshje të pa zhvilluar në Camp Nou
Shtypi spanjoll ka llogaritur humbjet e Barcelonës në këtë periudhë pandemie me koronavirus.
Për shkak të
këtij virusi, kanë kaluar më shumë se një muaj prej kur
Barcelona e ka zhvilluar ndeshjen e fundit.
Dhe sipas 'MARCA', klubi katalunas
humbet 3.3 milionë euro për çdo ndeshje të pa-luajtur në 'Camp Nou'.
Kjo kryesisht përfshin paratë e fituara nga biletat.
Kështu,
Barcelona pritet të humbasë 20 deri në 25 milionë euro deri në fund të
këtij edicioni.
Mbyllja e 'Camp Nou' gjithashtu rezultoi edhe në humbje për shkak të mbylljes së muzeut dhe dyqanit të klubit.
Shtuar më 20/04/2020,
ora 18:12