Gianni De
Biasi u largua para disa javësh nga drejtimi i Shqipërisë, teksa ka arritur një marrëveshje me FSHF për të mbyllur kontratën e tij me Shqipërinë.
Mes palësh është arritur një pak "xhentëlmenësh", që pagesat për teknikun
italian të ndërpriten në muajin qershor. Pra, me largimin zyrtar nga Shqipëria, De
Biasi nuk do të marrë pagën deri në fund të kontratës.
Në bazë të përllogaritjes për katër muajt e mbetur deri në fund të muajit tetor, ish-trajneri ka falur rreth 168 mijë
euro që do të përfitonte nëse do të respektonte deri në fund kontratën e tij.
Rroga e De Biasit nga 27 mijë
euro në 4 vitet e para, gati u dyfishua kur arriti në 42 mijë
euro në vitin e fundit. Strategu
italian ka përfituar 1.8 milionë
euro nga aventura e tij 5 vite e gjysmë në krye të kuqezinjve.
Gianni De Biasi
Periudha 2011-2015
Paga 27.000/ muaj
Periudha 2016-2017
Paga 42.000 /muaj 12 muaj
Bonuse 648.000
euro
Totali 1.8 mln
euro
/albeu.com/
Shtuar më 29/06/2017,
ora 11:02