Zbulohet si e shau Neymarin lojtari i Marseille
Pretendimet e Neymarit se u ofendua javën e kaluar me fjalë raciste nga futbollisti i Marsejës, Alvaro Gonzalez, duket se kanë rezultuar të vërteta.

Progami “Esporte Espetacular” në “TV Globo” mblodhi 3 specialistë të leximit të buzëve gjatë bisedës.

Sipas tyre, ish-futbollisti i Espnanjolit i është drejtuar brazilianit me fjalën “mono” (në spanjisht do të thotë “majmun”).

Një term i tillë konsiderohet si racist, por zyrtarët e ligës franceze dhe federatës konfirmuan pas takimit kaotik PSG-Marsejë 0-1 se Gonzalez nuk ka përdorur fjalë me sfond racist.

Braziliani rrezikon të ndëshkohet rëndë pasi e goditi Gonzalezin me grusht pas koke.

Një rast i tillë parashikon që lojtar të penalizohet me 6-7 ndeshje mungesë.
Shtuar më 20/09/2020, ora 20:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori